Shtatë të vdekur e 286 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Shtatë të vdekur e 286 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Shtatë persona kanë vdekur dhe 286 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, janë kryer 2.966 testime, njofton Insajderi.

Bilanci i të shëruarve në 24 orët e fundit është 543, duke e çuar numrin total të shëruarve në 96.672.

Rastet aktive janë 28.819.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri kanë humbur betejën me COVID-19 2.304 persona, ndërkaq janë regjistruar 127.795 raste pozitive./Insajderi.com