474 persona në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe 363 janë shëruar, njofton Insajderi.
Shtatë të infektuar gjatë këtyre orëve kanë vdekur, duke çuar totalin në 1,277.
Raste aktive me COVID-19 në Shqipëri janë 25,960 persona.
Ministria ka apeluar qytetarët që të mos neglizhojnë asnjë shenjë në shëndet dhe të kontaktojnë për t’u testuar./Insajderi.com