Shtatë të vdekur si pasojë e Coronavirusit

Shtatë të vdekur si pasojë e Coronavirusit

Shtatë vdekje si pasojë e Coronavirusit kanë ndodhur në njëzetekatër orët e fundit.

Numri i vdekjeve ka arritur në 1.240 që kur shpërtheu pandemia më 13 mars.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar 385 raste të reja e 351 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve me COVID-19 është 48.337, përderisa i të shëruarve ka arritur në 35.790.

Rastet aktive janë 11.307, shumica të vetizoluar nëpër shtëpi.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 153 raste, Pejë 37 raste, Podujevë 34 raste, Ferizaj 30 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 12 raste Vushtrri 10 raste, Drenas 9 raste, Istog 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Suharekë 6 raste, Rahovec 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani Elezit, Novobërdë, Shtime dhe Skenderaj. /Insajderi.com