Shtatë të vdekur si pasojë e COVID-19

Shtatë të vdekur si pasojë e COVID-19

Shtatë të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën në njëzetekatër orët e fundit. Numri i vdekjeve ka arritur në 1.351.

Po ashtu janë regjistruar edhe 169 infeksione të reja, sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 52.134.

Me 313 të shëruarit e ditës së fundit, 42.948 deri të hënën e 4 janarit e kanë kaluar Coronavirusin.

Rastet aktive janë 7.835, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 81 raste, Vushtrri 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 6 raste, Prizren 5 raste, Gjakovë 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Partesh 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë. /Insajderi.com