Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Insajderi.
Gjatë kësaj periudhe janë shënuar 16 raste të reja të infeksionit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 155 mijë e 379, ndërsa ai i viktimave në pesë mijë e 442.
Ndërkohë, numri i pacientëve të shëruar është rritur në 148 mijë e 910.
Aktualisht numri i rasteve aktive është një mijë e 27./Insajderi.com