Shtatë vdekje dhe 335 raste të reja si pasojë e COVID-19

Shtatë vdekje dhe 335 raste të reja si pasojë e COVID-19

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit – numri i vdekjeve ka arritur në 2.125.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, regjistroi edhe 335 raste të reja dhe 484 të tjerë u shëruan.

Numri i infeksioneve që nga 13 marsi i vitit kaluar kur shpërtheu pandemia ka arritur në 103.815, ndërsa i të shëruarve 90.812.

Rastet aktive tani janë 10.878.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 55 raste, Ferizaj 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 25 raste, Gjakovë 21 raste, Podujevë 21 raste, Klinë 19 raste, Prizren 19 raste, Vushtrri 18 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 11 raste, Gjilan 10 raste, Shtime 9 raste, Skenderaj 9 raste, Drenas 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kamenicë 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Zubin-Potok 2 raste, Rahovec 1 rast. /Insajderi.com