Ministria e shëndetësisë e Maqedonisë  ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 383 raste të reja me Coronavirus, tek" />

Shtatë vdekje në Maqedoni si pasojë e Coronavirusit

Shtatë vdekje në Maqedoni si pasojë e Coronavirusit

Ministria e shëndetësisë e Maqedonisë  ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 383 raste të reja me Coronavirus, teksa janë bërë 1648 testime.

201 prej rasteve janë evidentuar në kryeqytet, më pas në Shtip-21, Prilep-20, Manastir-12.

Instituti për Shëndet Publik informon se 95 persona janë shëruar dhe shtatë persona në kushte spitalore e kanë humbur jetën.

Numri i personave të diagnostifikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 20 937, numri i pacientëve të shëruar është 16 195, ndërsa jetën e kanë humbur 792 persona.Numri i rasteve aktive është 3951. /Insajderi.com