Shtatë vdekje si pasojë e COVID-19

Shtatë vdekje si pasojë e COVID-19

Shtatë persona kanë humbur jetën si rezultat i virusit COVID-19 në njëzetekatërorët e fundit.

Në 688 ka arritur numri i të vdekurve që nga shpërthimi i pandemisë më 12 mars.

Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 337 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 1.318 testime.

Numri i përgjithshëm i rasteve tani ka kaluar 20 mijë, saktësisht 20.179.

Të shëruar ishin 91 të infektuar gjatë ditës së fundit. Deri më tash janë shëruar 15.611.

Rastet aktive me virusin COVID-19, tani janë 3.880.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 185 raste, komuna Gjakovë 41 raste, komuna Fushë Kosovë 26 raste, komuna Lipjan 16 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Pejë dhe Junik.