Shtatë vdekje të reja nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Shtatë vdekje të reja nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjatë kësaj periudhe janë kryer dy mijë e 107 testime, prej të cilave 373 kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës.

Ndërkohë, janë shëruar 638 persona që ishin të infektuar me Coronaviris.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 463 mijë e 957 testime për COVID-19, prej të cilave 93 mijë e 992 kanë rezultuar pozitivë, 83 mijë e 424 janë shëruar, 2 mijë e 900 kanë vdekur. Raste active janë 7 mijë e 558./Insajderi.com