Shtatë viktima dhe 138 të infektuar me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Shtatë viktima dhe 138 të infektuar me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19, në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga institucionet shëndetësore të këtij vendi, brenda 24 orëve të fundit, përveç viktimave të shënuara, janë regjistruar edhe 138 raste të reja pozitive me Coronavirus.

Mirëpo, numri i të shëruarve brenda të së njëjtës periudhë kohore ka kaluar shifrën e të infektuarve për një ditë, me ç’rast janë shëruar 144 persona.

Kurse, një numër më i madh i viktimave dhe rasteve të reja pozitive me këtë virus janë shënuar në vendin tonë, që ndryshe prej fqinjit lindor, në Kosovë janë regjistruar 10 vdekje dhe 224 raste të reja. /Insajderi.com/