Shtatsi rus i arrestuar në veri po largohet nga Kosova drejt Beogradit

Shtatsi rus i arrestuar në veri po largohet nga Kosova drejt Beogradit

Mikhail Aleksandrovich Krasnoschenkov, rusi i arrestuar në veri pasi pengoi aksionin e policisë duke vendosur si barrikadë veturën e Misionit UNMIK,punëtor i së cilës ishte, po largohet nga Kosova.

Insajderi merr vesh se ai ende ndodhet në spitalin e Mitrovices nga ku do të niset drejt Beogradit.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se largimi i tij po bëhet si emergjencë mjeksore.

“Në fakt ai po largohet pas kërkesës së prokuorrisë për heqjen e imunitetit për ndjekje penale”, thonë burime e gazetës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, sot përmes një postim në Facebook, ky punëtor i UNMIK-ut, ka shërbyer më heret për Shërbimin e Inteligjencës ruse. Ramadani thotë se ky ishte një tentim i Rusisë për të destabilizuar Kosovën duke ndezur një konflikt etnik, por që fatmirësisht dështoi. /Insajderi.com