Shtëpia i mbushet me ujë, qytetari nga Vushtrria me lot në sy fajëson komunën

Shtëpia i mbushet me ujë, qytetari nga Vushtrria me lot në sy fajëson komunën

Vushtrria është në mesin e komunave të cilat ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e reshjeve të shiut që po bien tash e disa ditë radhazi në Kosovë, njofton Insajderi.

Një qytetar nga Vushtrria ka shpërthyer në lot gjatë transmetimit direkt, pasi thotë se shtëpia i është mbushur me ujë.

Për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet ai bashkë me familjen dhe shumë qytetarë të tjerë, ai ka fajësuar komunën.

“Këta neve na e ka ba komuna. Qe dy vjet neve po na ndodhë qekjo. Mbi 10 herë kam qenë në komunë, por nuk më kanë pranuar. Nga dje uji na ka hyrë në shtëpi”, ka thënë ai në kanal10./Insajderi.com