“Shtet ndërtuesit”, slogani i AKR-së për zgjedhjet

“Shtet ndërtuesit”, slogani i AKR-së për zgjedhjet

“Shtet ndërtuesit” është slogani me të cilin Aleanca Kosova e Re do t’i futet garës në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Sloganin e AKR-së e ka bërë të ditur për medie kreu i partisë, Behgjet Pacolli, i cili në një postim në Facebook shkruan “shtetin e kemi bërë, tash na duhet ta ndërtojmë”.

Në zgjedhjet parlamentare, nga AKR-ja për kryeministër kandidat do të jetë Behgjet Pacolli.

Ndërkohë, dy ditë më parë ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila zyrtarizoi sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit “Shteti.shtet”. Këto dy parti janë në listë të përbashkët për zgjedhjet e 14 shkurtit./Insajderi.com