Arnold Gouillon është francezi i cili ndihmon serbët në Kosovë. Gouillon thotë se serbët në Kosovë janë të keqtrajtuar.

Arnaud Gouillon, i cili ka ndihmuar serbët në Kosovë për vite të tëra, është një bamirës francez që në vitin 2015 mori pasaportë serbe.
Ai ka thënë që ishte i përfshirë në përgatitjen e një transporti zinxhir të ndihmës humanitare që do të niset për në Kosovë në ditët e ardhshme, dhe, së bashku me kishën serbe ortodokse në Rashka dhe Prizren, është i përfshirë në një projekt madhor për të ndërtuar një fermë derrash afër Novobërdës.
Duke folur për sigurinë e serbëve në Kosovë, ai ka thënë që “situata është tani më mirë se 13 vite më parë, por ka thënë që ka ende shumë sulme dhe shumë tensione, dhe të kthyerit në fshatra janë në shënjestër nga ekstremistët si një shembull për të tjerët që të mos kthehen.”
Po të mos lirohej Ramush Haradinaj javën e kaluar, “do kishte pasur mundësi të ndodhnin incidente, si shumë, përfshirë edhe Haradinajn, kanë bërë kërcënime me luftë dhe masakra”, ka thënë Goullion.
“Kjo është e rrezikshme. Problemi në Kosovë nuk është vetëm situata ekomomike. Shumë thonë që serbët jetojnë me vështirësi në Serbi qendrore gjithashtu. Kjo është e vërtetë, por kur e ndërton një shtëpi në Serbinë qendrore, e di që me siguri do të jetë aty për 50 vitet e ardhshme, por kur e ndërton një shtëpi në Kosovë je në mënyrë konstante në frikën që dikush do ta djegë, ose do të të duhej ta braktisje”, ka thënë ai për TV Pink. /Insajderi.com