Policia: Shtetasi i huaj që u dogj dje në Prishtinë dyshohet se fillimisht u vra

Policia: Shtetasi i huaj që u dogj dje në Prishtinë dyshohet se fillimisht u vra

Policia e Kosovës e ka cilësuar si vrasje të rëndë rastin e një shtetasi të huaj i cili mëngjesin e së premtes u gjet i vdekur në një shtëpi në rrugën “Misine Kokollari”, në Prishtinë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, fillimisht ishte raportuar se shtëpia ishte kapluar nga zjarri, e ku pas intervenimit të policisë, brenda shtëpisë ishte gjetur personi i vdekur.

Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Misine Kokollari, Prishtinë 26.02.2021 – NN. Raportohet se pas pranimit të një informatë se është kapluar nga zjarri një shtëpi, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku gjatë shuarjes së zjarrit ekipi i zjarrfikësve, ka hasur në një person pa shenja jete. Ekipi i ndihmës se shpejte ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Insajderi.com