Shtetasi i Shqipërisë dyshohet se dhunoi një femër rome në Prizren

Shtetasi i Shqipërisë dyshohet se dhunoi një femër rome në Prizren

Një femër e komunitetit rom në Prizren ka raportuar në polici se është dhunuar nga një shtetas i Shqipërisë. Të dyshuarin policia thotë se e ka arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër K/Rome ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.