
Besnik Kreçi, 46 vjeç, banues në Tepelenë, i shpallur në kërkim për abuzim seksual dhe “marrëdhënie seksuale me persona të pa mbrojtur”, është vënë në pranga, njofton Insajderi.
Kreçi u arrestua pasditen e sotme në kufi, teksa po tentonte të largohej drejt Greqisë.
Policisë Kufitare e Çarshovës ka bërë të mundur kapjen e 46-vjeçarit në brendësi të territorit kufitar.
Kreçi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Gjirokastrës dhe tashmë është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së këtij qarku./Insajderi.com