Shtetasja e Kosovës arrestohet në Gostivar

Shtetasja e Kosovës arrestohet në Gostivar

Policia e Maqedonisë së Veriut, ka kryer kontroll në një objekt hotelierik në fshatin Dobridoll të Gostivarit dhe ka arrestuar pronarin dhe dhjetë persona të gjinisë femërore, njofton Insajderi.

Sipas policisë në këtë vend, mëngjesin e sotëm rreth orës 2:00, inspektorë policorë kanë kryer bastisje në objektin hotelerik dhe hapësira tjera ndihmëse, pronë e personit R.B (46) nga fshati Dobridoll.

“Ai më parë ka qenë i dyshuar “për prodhim të palejuar dhe lëshim në prodhim të lëndëve narkotike dhe substanave tjera psikotrope dhe prekursorëve.Gjatë kontrollit policia ka kapur 10 persona të gjinisë femërore të moshës 21 dhe 39 vjeçe, prej të cilave tre janë shtetase të Maqedonisë së Veriut, gjashtë shtetase të Shqipërisë dhe një shtetase e Kosovës”.

“Pronari dhe personat e kapur në hotel janë privuar nga liria nën akuzat për shkelje të nenit 418 të Kodit penal, respektivisht për kryerjen e veprës penale “Trafikim me qenie njerëzore. Pas zbardhjes së rastit dhe procedurës në fjalë do të ngritën parashtresa adekuate”, njoftoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi. /Insajderi.com/