Në Europë, Shqipëria është ndër ato vende që ka më shumë ditë pushimi për festa të cilat konsiderohen zyrtare. Greqia dhe Italia kanë përkatësisht nga 12 ditë. Mali i Zi gjithashtu ka të njëjtin numër ditësh pushimi zyrtare si Shqipëria në 14, ndërsa Kosova llogaritet t’i ketë 12 ditë pushim.
Një festë publike, një festë kombëtare ose një pushim ligjor janë terma që nënkuptojnë asgjë më shumë se një ditë në një vit që është lënë mënjanë të jetë një ditë joproduktive dhe që është vendosur nga sundimi i ligjit. Ka shumë vende anembanë globit që gëzojnë privilegjin për të pasur një numër të madh pushimesh. Këto festa në përgjithësi përbëjnë përvjetorin e një ngjarjeje të rëndësishme historike, ose feste fetare, ose një festë që bie në një ditë të caktuar të javës ose pas një sistemi kalendarik, si Kalendari kinez ose Lunar.
Avantazhet e ditëve të pushimit kanë të bëjnë me faktin se njerëzve iu jepet më shumë kohë për të qenë me familjen si dhe për t’iu dedikuar argëtimit. Ekspertët e sjelljeve sociale thonë se ato gjithashtu shërbejnë për të rritur ndërveprimin social dhe produktivitetin. Punonjësit kanë mundësi që të ç’lodhen dhe më pas t’i dedikohen punës me një rendiment më të lartë.
Por, kanë edhe anën tjetër , pasi ndikojnë në ngadalësimin e transaksioneve që mund të bëhen përmes bankave, si dhe për sektorin financiar. Financat duhet të presin për pak kohë për t’u vënë në lëvizje, megjithatë qeveritë gjejnë mënyra për të kompensuar këto ‘humbje’.