Shtetet e Bashkuara refuzojnë të luftojnë për financierët ndërkombëtarë

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Siria e Afganistani dhe dorëheqja e Gjeneralit James Mattis dëshmojnë sesi rendi botëror po lëkundet. Shtetet e Bashkuara nuk zotërojnë më primatin e tyre, as në planin ekonomik, as në atë ushtarak. Refuzojnë që të vazhdojnë të luftojnë në shërbimin ekskluziv të interesave të financës transkombëtare. Aleancat ku janë epiqendra po nisin të shpërbëhen, por pa mundur që aleatët ta pranojnë fuqinë në rritje të Rusisë dhe të Kinës

Shtetet e Bashkuara refuzojnë të luftojnë për financierët ndërkombëtarë

Më 19 dhjetor njoftimi i tërheqjes së pjesshme të ushtarëve amerikanë nga Afganistani dhe i tërheqjes totale nga Siria ka ardhur si një rrufe në qiell të pastër. Sekretari i Mbrojtjes James Mattis ka dhënë dorëheqjen të nesërmen.

Ndryshe nga sa theksojnë opozitarët e Presidentit, Trump dhe Mattis e çmojnë reciprokisht njëri tjetrin dhe divergjencat e tyre nuk janë lidhur me tërheqjen e trupave, por për menaxhimin e pasojave. Shtetet e Bashkuara ndodhen përballë një zgjedhjeje që do të shënojë një të çarë dhe do të bëjë të tronditet bota. Para së gjithash, për të larguar keqkuptimet e mundshme është me vend të kujtohen kushtet dhe qëllimi i bashkëpunimit midis Trump dhe Mattis.

Kur ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka zgjedhur që të ketë pranë vetes tri ushtarakë që gëzonin autoritet të mjaftueshëm për të mbrujtur një drejtim të ri tek forcat e armatosura. Por këta të tre— Michael Flynn, John Kelly dhe James Mattis — kanë dhënë dorëheqjen ose janë në pikën që ta bëjnë një gjë të tillë. Janë ushtarë të mëdhenj që sëbashku, gjatë epokës Obama, ju kundërvunë hierarkisë ushtarake.

Nuk pranonin strategjinë e ambasadorit John Negroponte që synonte të krijonte grupe terroriste me qëllimin e nxitjes së një lufte civile në Irak. Që të tre janë impenjuar me Presidentin Trump që t’ua revokojnë mbështetjen amerikane xhihadistëve. Pavarësisht kësaj, çdo njëri prej të treve ka një vizion të tijin për rolin e Shteteve të Bashkuara në botë, pasi që në fund janë përplasur me Presidentin. Furtuna, e shtyrë prej zgjedhjeve të mesit të mandatit, ka mbërritur. Është momenti që të rikonsiderohen marrëdhëniet ndërkombëtare.

Siria

Kur prillin e kaluar, në konformitet me premtimet elektorale, Presidenti Trump ka njoftuar tërheqjen nga Siria, Pentagoni e ka bindur që të mos e bëjë; jo sepse disa mijëra njerëz mund të përmbysin rrjedhën e luftës, por sepse prania e trupave amerikane shërben si kundrapeshë ndaj influencës ruse dhe është një mbështetje për Izraelin.

Veçse furnizimi i Ushtrisë Arabe Siriane me armë mbrojtëse ruse, sidomos me raketa S-300 dhe radarë ultra të sofistikuar, të koordinuar nga sistemi i menaxhimit të automatizuar Polyana D4M1, ka tronditur ekuilibrin e forcave. Saktësisht prej 3 muajsh, hapësira ajrore siriane është bërë e pashkelshme.

Prania ushtarake amerikane bëhet kështu kundërproduktive: çdo sulm nga toka i mercenarëve proamerikanë nuk do të mund të mbështetet më nga aviacioni ushtarak amerikan, përveçse me rrezikun e humbjes së mjeteve fluturuese.

Duke u tërhequr tani, Pentagoni shmang provën e forcës dhe poshtërimin e një disfate të pashmangshme. Në fakt, Rusia ka refuzuar që t’u japë, fillimisht Shteteve të Bashkuara dhe më pas Izraelit, kodet e sigurisë së raketave të dhëna Sirisë.

Me fjalë të tjera, pas vitesh arrogance perëndimore, Moska nuk ka dhënë miratimin për ndarjen e kontrollit të Sirisë, që në fakt e kishte pranuar në 2012, me konferencën e parë të Gjenevës, dhe që Uashingtoni e kishte shkelur pas disa muajsh. Veç kësaj, tashmë prej kohësh Moska e ka kuptuar që prania amerikane në Siri është kundër të drejtës ndërkombëtare dhe, për pasojë, Damasku është i legjitimuar që të mbrohet.

Pasojat

Vendimi për tërheqjen nga Siria është i barsur me pasojat e mëposhtme:

1 – Pseudo – Kurdistani

Projekti perëndimor për një shtet kolonial në verilindje të Sirisë, për t’ju caktuar kurdëve, nuk do ta shohë dritën e diellit. Nga ana tjetër, një numër gjithnjë e më i pakët kurdësh e mbështesin, duke menduar se do të bëhej fjalë për një pushtim të krahasueshëm me shpalljen unilaterale nga ana e milicive hebreje të një shteti, Izraelit, në 1948.

Siç e kemi shpjeguar shumë herë, Kurdistani mund të jetë legjitim vetëm në brendësi të kufijve të pranuar nga Konferenca e Sèvres e vitit 1930, domethënë në Turqinë aktuale. Vetëm pak javë më parë, Shtetet e Bashkuara dhe Franca mendonin që të krijonin një pseudo-Kurdistan në tokën arabe dhe ta administronin, me mandatin e Kombeve të Bashkuara, nga ish Ministri i Jashtëm francez Bernard Kouchner.

2 – Strategjia Cebrowski

Projekti i ndjekur nga Pentagoni prej 17 vitesh në Lindjen e Mesme të Madhe nuk do përfundohet. I konceptuar nga Admirali Arthur Cebrowski, ai synonte në shkatërrimin e të gjitha strukturave shtetërore të rajonit, me përjashtim të Izraelit, Jordanisë dhe Liban.

Plani, i filluar në Afganistan dhe në Libi dhe ende operativ, do ta ketë fundin e tij në truallin sirian. Nuk është më rasti që forcat e armatosura amerikane, me shpenzimet e taksapaguesve amerikane, të luftojnë vetëm për interesat e financierëve të globalizimit, qofshin këta edhe amerikanë.

3 – Supremacia ushtarake amerikane

Rendi botëror passovjetik, i themeluar mbi superioritetin ushtarak e Shteteve të Bashkuara, ka vdekur. Nuk ka rëndësi nëse ekziston ngurrimi për ta pranuar: është fakt. Federata Ruse është tani më e fuqishme si në terma konvencionalë (nga 2015), ashtu edhe bërthamorë (nga 2018).

Fakti që forcat e armatosura ruse kanë një 1/3 më pak ushtarë se ato të Shteteve të Bashkuara dhe nuk disponojnë veçse pak trupa jashtë vendit e skarton hipotezën e ambicieve imperialiste të Moskës.

Fitimtarë dhe të mundur

Lufta kundër Sirisë do të ezaurohet në muajt e ardhshëm prej mungesës së mercenarëve. Furnizimi me armë nga ana e disa shteteve, të koordinuar nga fondi KKR, mund ta zgjasë krimin, por nuk ofron shpresë që rrjedha e ngjarjeve mund të ndryshojë. Pa kurrfarë dyshimi, fitimtarët e kësaj lufte janë Siria, Rusia dhe Irani; të mundurit janë 114 shtetet që kanë aderuar tek «Miqtë e Sirisë».

Disa prej tyre nuk kanë pritur disfatën për ta korrigjuar politikën e tyre të jashtme. Për shembull, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar rihapjen e afërt e ambasadës së tyre në Damask. Kurse rasti i Shteteve të Bashkuara është shumë më kompleks. E gjithë përgjegjësia e kësaj lufte bie mbi administratat Bush Jr. dhe Obama, që e kanë planifikuar dhe realizuar në brendësi të një bote unipolare.

Kurse kandidati i atëhershëm Donald Trump i akuzonte këto administrata se nuk mbronin qytetarët amerikanë, por se i shërbenin financës transkombëtare. Me t’u bërë president, Trump ka vazhduar me shkurtimin e mbështetjes ndaj xhihadistëve dhe tërheqjen e ushtarëve nga Lindja e Mesme.

Përderisa Trump duhet të rreshtohet midis fitimtarëve të kësaj lufte dhe në mënyrë koherente do të mund ta shkarkojë detyrimin e Shteteve të Bashkuara për reparacione lufte mbi shoqëritë transkombëtare të përfshira në të. Për Trump tani bëhet fjalë që t’i ridrejtojë forcat e armatosura, duke i përqëndruar nga mbrojtja e territorit, t’i japë fund aparatit të sistemit perandorak dhe të zhvillojë ekonominë amerikane.

Afganistani

Prej disa muajsh Shtetet e Bashkuara janë duke negociuar me diskrecion me talibanët kushtet e tërheqjes nga Afganistani. Një seancë e parë kontaktesh është zhvilluar në Katar, e drejtuar nga ambasadori  Zalmay Khalizad.

Një raund i dytë sapo ka filluar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përveç delegacionit amerikan dhe atij taliban, marrin pjesë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Pakistani. Aty ka ardhur edhe një delegacion i qeverisë afgane, që shpreson të marrë pjesë në negociata. Kanë kaluar 17 vite qysh kur Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuara kanë pushtuar Afganistanin, zyrtarisht si raprezalje ndaj atentateve të 11 shtatorit.

Në realitet, kjo luftë është vijimi i negociatave të 2001 në Berlin dhe Gjenevë: nuk synon që ta stabilizojë vendin që të mund t’i shfrytëzojë resurset ekonomike, por t’i shkatërrojë çdo aparat shtetëror që të mund t’ia kontrolloj në shfrytëzimin. Në fakt, situata përkeqësohet nga dita në ditë. Le të kujtojmë se fatkeqësitë në Afganistan kanë filluar me presidencën Carter.

Këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare Zbigniew Brzeziński ju drejtua vëllazërisë Myslimane dhe Izraelit për të ndërmarrë një fushatë terrorizmi kundër qeverisë komuniste, që e frikësuar ju drejtua sovjetikëve për të garantuar rendin.

Shpërtheu një luftë 14 vjeçare, e pasuar nga një luftë civile dhe më pas nga pushtimi anglo – amerikan. Pas 40 vitesh shkatërrime të pandërprera, Presidenti Trump e ka kuptuar se prania ushtarake amerikane nuk është zgjidhja për Afganistanin, por problemi.

Vendi i Shteteve të Bashkuara sot në botë

Me tërheqjen e gjysmës së trupave amerikane të dislokuara ligjërisht në Afganistan dhe totalitetin e atyre që pushtojnë paligjshmërisht Sirinë, Presidenti Trump përmbush një prej impenjimeve të tij elektorale.

Do të duhet të thërresë edhe 7000 ushtarët e tjerë që qëndrojnë në vend. Është në këtë kontekst që duhet vendosur problemi themelor i paraqitur nga Gjenerali Mattis në letrën e dorëheqjes. Ai shkruan:

«Është një prej bindjeve të mia themelore ka qenë gjithmonë ajo se forca jonë si komb është pazgjidhshmërisht e lidhur me forcën e sistemit tonë, i jashtëzakonshëm dhe i arrirë, të aleancave dhe partneriteteve.

Deri kur Shtetet e Bashkuara do të mbesin vendi i domosdoshëm i botës së lirë, as nuk mund t’i mbrojmë interesat tona, as ta luajmë ashtu siç duhet këtë rol pa ruajtur aleanca të qëndrueshme dhe të japim prova respekti ndal aleatëve. Ashtu si ju, e kam thënë qysh nga fillimi se forcat e armatosura e Shteteve të Bashkuara nuk duhet të jenë xhandari i botës.

Në fakt, duhet të përdorim të gjithë instrumentet e pushtetit amerikan për të siguruar mbrojtjen e përbashkët, edhe duke garantuar një lidership efikas të aleancave tona. 29 demokraci kanë dhënë provë të kësaj force me impenjimin për të luftuar përkrah nesh pas sulmit të 11 shtatorit ndaj Amerikës. Koalicioni i 74 vendeve kundër Daesh-it është një tjetër provë».

Me fjalë të tjera, James Mattis nuk konteston arsyet themelore e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani dhe Siria, por atë që mund të pasojë: shpërbërjen e aleancave që kanë për epiqendër Shtetet e Bashkuara dhe, për pasojë, shpërbërjen e mundshme të NATO-s.

Për Sekretarin e Mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara duhet t’i sigurojnë aleatët e tyre duke demonstruar se dinë çka po bëjnë dhe të vazhdojnë të jenë më të fortët. Nuk është e rëndësishme që kjo i korrespondon apo jo të vërtetës, kohezioni midis aleatëve duhet ruajtur me çdo kusht. Kurse për Trump rreziku është në shtëpinë e tij.

Në ekonomi Shtetet e Bashkuar e kanë humbur tashmë primatin në favor të Kinës, tani po e humbasin edhe në aspektin ushtarak, duke ia lënë vendin Rusisë. Duhet pushuar së qeni vëngëroshi që udhëheq të verbërit dhe të merret para së gjithash me qytetarët e tij.

Në gjithë këtë Mattis vepron si ushtarak. E di se një vend pa aleatë është i destinuar para kohe të humbasë. Kurse Trump arsyeton si biznesmen. I duhet të heqë qafe filialet në deficit që kërcënojnë ta hedhin në tokë të gjithë kompaninë.

Shkruan Thierry Meyssan