fat e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, kanë bërë sërish thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, sa i përket çështjes së tokës përreth Manastirit të Deçanit, njofton Insajderi.com.
Në një komunikatë të përbashkët, shefat e vendeve të QUINT-it thonë se janë të shqetësuar që institucionet e Kosovës nuk e kanë zbatuar ende plotësisht regjistrimin e tokës.
Në njoftimin e tyre thuhet se moszbatimi minon zotimin e Qeverisë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektin e saj për gjyqësor të pavarur.
“Zbatimi i këtyre vendimeve paraqet përgjegjësi themelore demokratike të domosdoshme për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e ardhshëm euroatlantik. Edhe njëherë, e nxisim Qeverinë e Kosovës të lë anash mospajtimet politike, të përqafojë përgjegjësitë e saj demokratike dhe të zbatojë plotësisht të gjitha vendimet e Gjykatës”, thuhet në komunikatë.
Pesë vjet më parë, Kushtetuesja ka marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë.
Ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga institucionet e Kosovës, konkretisht komuna e Deçanit, pavarësisht thirrjeve për një gjë të tillë nga komuniteti ndërkombëtar. /Insajderi.com