Shtetet e QUINT-it: Qeveria ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Shtetet e QUINT-it: Qeveria ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që më 2016 i kishte njohur pronësinë e Kishës Ortodokse Serbe për 25 hektarët tokë rreth Manastirit, shkruan Insajderi.

Në një letër të këtyre shteteve thuhet se shefat e Misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara e inkurajojnë fuqimisht Qeverinë e Kosovës që pa vonesa të mëtejshme të vazhdojë me regjistrimin e ligjshëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Tutje në letër thuhet se ”respektimi i sundimit të ligjit është detyrim për të gjitha qeveritë”.

Në anën tjetër, Ambasada e Italisë në Kosovë, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, ka thënë së ”iu bashkova kolegëve të mi të QUINT-it në inkurajimin e Qeverisë së Kosovës që të përmbushin angazhimin e tyre në sundimin e ligjit, duke zbatuar urgjentisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së manastirit të Deçanit.Është koha për zgjedhje të guximshme”. /Insajderi.com