Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara (ZPDhS), si dhe që të sigurojnë që ato të kryejnë misionin e tyre në përputhje me Kushtetutën, njofton Insajderi.
Me anë të një njoftimi të përbashkët, shtetet e QUINT-it kanë përgëzuar kryekuvendaren Vjosa Osmani e cila ka përcjellë propozimin e Presidentit Hashim Thaçi, për ndryshim të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese në Hagë, si dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar për respektimin e autoritetit të ZPDhS-së, për hetimin e zbulimit të mundshëm të paligjshëm të dokumenteve të besueshme.
”Në këtë vazhdë, e përgëzojmë Kryetaren e Kuvendit të Kosovës që e ka përcjellë propozimin e Presidentit për ndryshim te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, si dhe Zyrën e Prokurorit Special të Republikës së Kosovës për respektimin e autoritetit të ZPDhS-së për të hetuar zbulimin e mundshëm të paligjshëm të dokumenteve dhe informatave të besueshme, njëkohësisht duke ofruar ndihmën e saj sipas nevojës”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com