Shteti amerikan e cilëson si vetëvrasje, vdekjen e Astrit Deharit

Shteti amerikan e cilëson si vetëvrasje, vdekjen e Astrit Deharit

Për Departamentin e Shtetit Amerikan, aktivisti Astrit Dehari, ka kryer vetëvrasje.

Në raportin e Byrosë, për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punës, rasti i aktivistit të Vetëvendosjes të cilët nuk e pranojnë versionin përfundimtar të hetimeve për Deharin, thuhet pa asnjë dyshim se ai është vetëvrarë.

“Me 5 nëntor, një aktivist i partisë Vetëvendosje, Astrit Dehari, kreu vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

Vetëvrasjes së Deharit, i është kushtuar goxha shumë vëmendje në pjesën “Kushtet në Burgje dhe Qendrat e Paraburgimi në Kosovë”, teksa shpjegohet se ai ka qenë duke u mbajtur nën dyshimet për terrorizmin, saktësisht sulmin me granatë në objektin e Kuvendit të Kosovës të ndodhur me 5 gusht.

“Më 18 nëntor, Instituti për Mjekësi Ligjore ka lëshuar të gjeturat përfundimtare të autopsisë, e mbikëqyrur nga ekspertët e pavarur, thanë se shkaku i vdekjes ishte asifeksi mekanike. Prokurori i rastit Sylë Hoxha, tha për mediet me 6 nëntor se Dehari kishte shenja në fyt dhe duart e tij”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

Në këtë raport përmendet edhe një fakt interesant.

onov

“Deri më 17 nëntori, rezultatet e plota të ekzaminimit mjekësor, duke përfshirë përcaktimin e shkakut të vdekjes, nuk janë publikuar”, thuhet në raport.

Me 22 nëntor Ministria e Drejtësisë njoftoi maca disiplinore ndaj ushtruesit së detyrës së drejtorit të burgut, dy mbikëqyrësit korrektues dhe një oficer në Qendrën e Paraburgimit. Me 23 nëntor, autoritetet pezulluar një infermier nga qendra e Paraburgimit në Prizren me lidhje me rastin.

Familja e Deharit nuk e ka pranuar raportin e autopsisë së kryer nga autoritetet kosovare të drejtësisë.

Para rreth një jave, familja Dehari ka përcaktuar një grup ekspertësh ndërkombëtar nga Zvicra për të hetuar vdekjen e Astrit Deharit. /Insajderi.com