Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Sllobodan Millosheviqit, është avokat i Sami Lushtakut në Hagë.
Ai ka kërkuar nga ekipi kosovar që të paguhet 2 mijë e 200 euro për një ditë, duke shtuar këtu edhe biletën e udhëtimit.
Goeffrey Nice, pranë tribunalit të Hagës thoshte se ka prova të forta që dëshmojnë krimet që kishte kryet ai që njihej si kasapi i Ballkanit.
Për të parë videon, klikoni këtu: VIDEO
Por, Millosheviq nuk u dënua kurrë pasi që ai vdiq në qendrën e ndalimit në Sheveningen të Holandës.
Goeffrey Nice, është angazhuar nga Sami Lushtaku që kishte luftuar kundër regjimit të Millosheviqit.
Ai do të përfaqësojë mbrojtjen e ish komandantit të Zonës së Drenicës, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Geoffrey Nice tash e tutje do të jetë në ekipin kosovarë dhe jo vetëm në mbrojtjen e Lushtakut.
Këtë e ka konfirmuar edhe Driton Lajçi që drejton zyrën e të akuzuarve potencial.
“Geoffrey Nice, është i angazhuar tash që të jetë pjesë e mbrojtjes së komandantin të Zonës së Drenicës, z. Sami Lushtaku”, ka thënë Lajçi në një intervistë të shkurtër për T7.
Sa i përket financave për të paguar një avokat siç është Nice, kjo bëhet me paratë e buxhetit të shtetit. Sipas një dokumenti që posedon zyra për mbrojtjen e të akuzuarve shihet që britaniku ka kërkuar një shumë prej 2 mijë e 200 eurove për një ditë që ta mbrojë Lushtakun, si dhe shpenzimet e udhëtimit.
Këtë ka konfirmuar edhe shefi i zyra për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi.
“Buxhetin e kemi të ndarë po presim edhe të takohemi tash në Hagë me avokatin Nice. Por po presim edhe miratimin e buxhetit të Kosovës dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë Lajçi.