Shtetit i del problem me naftëtarët, rezistojnë që t’i pastrojnë rezervuarët

Shtetit i del problem me naftëtarët, rezistojnë që t’i pastrojnë rezervuarët

Shtetit të Kosovës i ka dalur problem me naftëtarët të cilët po e kundërshtojnë fuqishëm udhëzimin administrativ të ministrit të Industrisë dhe Tregtisë Endrit Shala, me të cilin udhëzim naftëtarët detyrohen t’i pastrojnë rezervarët çdo tre vjet, shkruan Insajderi

Naftëtarët kanë paralajmëruar padi për këtë çështje ndaj ministrit Shala, pasi që sipas tyre kjo gjë po i dëmton bizneset e tyre. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, ishte ankuar se një pastrim i tillë kushton deri në 700 euro për çka sipas tij po dëmtohen rëndë këto biznese.

Vetëm dy ditë pas nënshkrimit të këtij udhëzimi administrativ, Shoqata e Naftëtarëve i ka dërguar një letër Ramush Haradinajt dhe ministrit Endrit  Shala duke e cilësuar si skandaloz këtë udhëzim administrativ.

Në letrën e dërguar kanë paraqitur disa pika që sipas tyre paraqesin problem nga Udhëzimin Administrativ, që ka të bëjë me kushtet teknike për import, deponim, shtije me shumicë, shitje me pakicë të karburanteve të naftës dhe pastrim të rezervuarëve.

Në këtë raport, janë nxjerr katër pika nga Kuvendi i Shoqatës së Naftëtarëve. Në pikën e parë thuhet se ky Udhëzim Administrativ është në kundërthënie të plotë me udhëzimet dhe standardet e BE-së, ndërsa sipas tyre, çka është më e keqja ai udhëzim është nënshkruar nga një ministër në dorëheqje.

Ata po ashtu janë dakorduar që të bëjnë padi penale ndaj ministrit Shala.

Përveç kësaj, kryetari i i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjanin një konferencë për media, ka thënë se pastrimi i rezervuarëve çdo tre vite është në dëm të qytetarëve.

“Pastrimi i rezervuarëve nuk ish kanë në favor të qytetarëve vetëm në dëm të tyre. Një pastrim i rezervuarit në Slloveni shkon deri në 700 euro. Por në momentin e fundit ministri në rënie, që un mendoj që është një skandal që i dëmton bizneset dhe kosovarët e shkruan që për çdo tre vite të baht pastrimi i rezervuarëve. Kjo nuk është në rregull”, ka thënë ai.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar dje udhëzimin administrativ që obligon kompanitë që shesin derivate t’i pastrojnë rezervuarët çdo 3 vjet. Kjo i obligon shoqëritë tregtare që të paguajnë shumën në vlerë prej 700 euro sa herë që bëjnë pastrimin e tyre, ndërsa në Kosovë ka gjithsej 3 mijë e 500 rezervuare./ Insajderi.com