Shtohen masat e sigurisë afër Teatrit Kombëtar para premierës së ‘Bordel Ballkan’

Shtohen masat e sigurisë afër Teatrit Kombëtar para premierës së ‘Bordel Ballkan’

Forca të shtuara policore shihen afër Tetarit Kombëtar në Prishtinë derisa për pak pritet të shfaqet premiera e “Bordel Ballkan”nga Jeton Neziraj, me regji të Andras Urban.

Masat e shtuara të sigurisë vijnë pasi OVL e UÇK-së ka njoftuar se do ta pengojë shfaqjen e saj, meqë, siç kanë thënë – fyen luftën tonë çlirimtare.

E zhvendosur në një kontekst të ri ballkanik – ‘Bordel Ballkan’ flet për një lloj çoroditjeje morale e shpirtërore, nga i cili vuajmë në këto anë.

Kjo shfaqje përmban gjuhë dhe skena eksplicite dhe mund të mos jetë e përshtatshme për disa spektatorë apo edhe persona nën moshën 18 vjeç, raporton Gazeta Express.

Fotografimi apo xhirimi gjatë shfaqjes është rreptësisht i ndalueshëm, theksojnë organizatorët e saj në njoftimin për kohën, vendin dhe përmbajtjen e saj.

Premiera është paraparë të shfaqet në orën 20:00./Insajderi.com