Shtrenjtimi i rrymës, AAK-ja mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme

Shtrenjtimi i rrymës, AAK-ja mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ka dërguar në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme pas shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Nga AAK-ja janë mbledhur 40 nënshkrime për këtë seancë, që sipas tyre pritet të mbahet në ora 10:50 ditë e mërkure.

“Ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Tahiri./Insajderi.com