
Sikur edhe në disa qytete tjera të Kosovës, edhe në Komunën e Podujevës sot furrtarët kanë shtrenjtuar bukën.
Llapjanët shprehen të pakënaqur me ngritjen e çmimit të bukës, ngase shumë prej tyre kanë gjendje të rëndë socio -ekonomike, raporton Ksp.
Ndërsa, edhe shumë qytete të Kosovës kanë pësuar ngritje të çmimeve të bukës dhe artikujve të tjerë, pas vendimit të Qeverisë për ngritje në 100 për qind të takës së mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.