Nevoja për një ligj të ri për gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, bëri bashkë përfaqësues të pushetit, përf" />

Shtrohet nevoja për një ligj të ri për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Shtrohet nevoja për një ligj të ri për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Nevoja për një ligj të ri për gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, bëri bashkë përfaqësues të pushetit, përfaqësues të opozitës dhe profesionistë të fushës, për të debatuar mbi këtë çështje, njofton Insajderi.

Në konferencën e organizuar nga Qendra presidenciale për edukim politik me temën, “Gjendja e jashtëzakonshme: Leksionet e mësuara dhe sfidat e së ardhmes”, presidenti i RVM-së Stevo Pendarovski ju bëri thirrje institucioneve, që të përgatiten për krizën e ardhshme dhe të përpilojnë ndryshimet ligjore.

“Është koha të reflektojmë në përvojën e viti të kaluar dhe të miratojmë përfundimet adekuate dhe në kohë të përgatisim popullin për krizën e ardhshme të mundshme. Është e qartë se na duhet ligj i ri për gjendje të jashtëzakonshme në të cilën do të rregullohen të gjitha zbrazëtirat me të cilat u përballëm kur duhej ta organizonim sistemin në rrethana jostandarde vetëm në bazë të disa dispozitave gjenerale të Kushtetutës”, tha presidenti i Maqedonisë së veriut Stevo Pendarovski.

Të njejtën nevojë e paraqiti edhe ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së veriut Bojan Mariçiq. Ai tha se në Ministrinë që e drejton, tashmë është formuar grup punues nga ekspertë eminentë dhe nga shoqëria e akademikëve, të cilët në periudhën në vijim do të punojnë në përgatitjen e Propozimligjit për gjendje lufte dhe të jashtëzakonshme. /Insajderi.com