Shtyhen gërmimet në Kizhevak, ku dyshohet për varreza të luftës së fundit

Shtyhen gërmimet në Kizhevak, ku dyshohet për varreza të luftës së fundit

Komisioni Qeveritar për te pagjeturit, njoftoi se kanë ndërprerë gërmimet në Kishevak të Serbisë. Aty ku dyshohet për varreza masive nga lufta e fundit 1999.

Por, këto punime do të fillojnë në pranverë, njofton Insajderi.

“Në vazhdën e aktivitete në këtë proces por edhe në të tjerat, sot mund të njoftojmë edhe familjarët edhe opinion që në njërën prej varrezave në Kizhevak ose një ndër 5 varrezat masive. Dje janë ndërprerë gërmimet për shkak të kushteve të motit. Këto punime do të vazhdojnë në pranverë posa të krijohen kushtet klimatike. Kemi pasur gërmime në Mitrovicë, Siriganë, në Istog dhe në lokacionin Stanaj në Gjilan”, u tha në konferencë.

Ndërsa, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tregoi edhe për sfidat që kanë pasur përgjatë këtyre 5 vite të gërmimeve në këtë lokacion.

“Në atë lokacion është punuar që 5 vite. E dini se janë pothuajse tri lokacione që i kanë përdorur për ta fshehur krimin: ujërat, minierat, apo të ashtuquajturat varrezat civile. Meqenëse bëhet fjalë për një minierë që me vite të tëra është hedhur gurë dhe mbeturina atëherë kemi pasur vështirësi në gërmime”, ka thënë Gërxhaliu. /Insajderi.com