Shtyhet deri më 20 shtator mbajtja e provimeve pranuese për universitet

Testi pranues për studentet e rinj do të mbahet me 20 shtator. Nga rektorati i UP-së thonë se kjo vjen si pasojë e asaj që testi i maturës është shtyrë më 29 gusht.

Shtyhet deri më 20 shtator mbajtja e provimeve pranuese për universitet

Provimi pranues për studentët e rinj në institucionet e arsimit të lartë pritet të mbahet rreth datës 20 shtator dhe kjo për shkak se në fund të muajit gusht do të mbahet testi i maturës. Rezultatet e tij nuk do të shpallen deri në fillim të shtatorit dhe tek atëherë do të hapen konkurset për pranimin e studentëve, njofton Insajderi.

Nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës thonë se kjo datë edhe varet nga koha se kur do të publikohen rezultatet e testit të maturës.

Nëse testi nuk mbahet më 29 gusht, siç është paraparë nga MASH-i, zëvendësrektori, Hysen Bytyqi, thotë se duhet të mblidhet Senati i UP-së dhe do të gjejë forma të tjera alternative për pranimin e studentëve.

E Ministria e Arsimit përmes një përgjigjeje me shkrim ka theksuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me universitetet publike e institucionet private të arsimit të lartë, në mënyrë që t’i koordinojnë aktivitetet rreth konkurseve për pranimin e studentëve në këtë situatë pandemie.

Brenda këtij viti pritet akademik sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit shkollen e mesme e përfundojnë gjithsej 25.837 mijë maturantë./Insajderi.com