Shtyhet edhe për dy javë nisja e procesit mësimor

Shtyhet edhe për dy javë nisja e procesit mësimor

Procesi mësimor shtyhet edhe për dy javë, për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

Kështu ka njoftuar ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Ajo tha se ky vendim është marrë pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Me shpresë se pas dy javësh gjendja do të stabilizohet dhe procesi mësimor të nis ashtu siç kishim planifikuar, pra me prezencë fizike, mësimdhënësve ju dëshiroj shumë suksese gjatë këtij trajnimi dhe në vitin e ri shkollor”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kjo nënkupton që mësimi vazhdon më 27 shtator, gjithmonë bazuar mbi situatën me pandeminë.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen virtuale.

Aty pritet të miratohen disa masa që janë propozuar nga takimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë dhe kryetarëve të komunave.

Të shtunën u raportuan 14 vdekje të reja si pasojë e COIVD-19.

Ndërsa, numri i vaksinave të dhëna e ka kaluar një milionëshin. /Insajderi.com