Shtyhet gjykimi ndaj kryetarit të Klinës

Shtyhet gjykimi ndaj kryetarit të Klinës

Seanca ndaj të akuzuarit Zenun Elezaj, njëherësh kryetar i komunës së Klinës është shtyrë, shkruan Insajderi.

Seanca është shtyrë si shkak i mungesës së avokatit mbrojtës të Elezajt.

Zenun Elezaj akuzohet për veprën penale konflikt interesi, pasi ia kishte mundësuar vajzës së tij të pranohet mjeke në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Klinë.

Rasti ndaj të parit të Klinës u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit, pasi që Gjykata Themelore e Pejës në dhjetor të 2020 e kishte shpallur fajtor dhe të njëjtin e kishte dënuar vetëm me 4 mijë euro gjobë./Insajderi.com