Shtyhet gjykimi ndaj Ukë Rugovës për krim të organizuar

Shtyhet gjykimi ndaj Ukë Rugovës për krim të organizuar

Gjykimi ndaj Ukë Rugovës i cili ishte duke u akuzuar për krim të organizuar është shtyë për shkak të mungesës së të akuzuarve.

Kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi – Jashanica në mungesë të kushteve për mbajtje të shqyrtimi gjyqësor ka shtyrë seancën e sotme për një datë të pacaktuar.

Përdersia Ukë Rugova që është djali i ish- Presidentit Ibrahim Rugova u paraqit sot në gjykatë, munguan të akuzuarit :Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi dhe.Hamza Beqiri.

Gazeta Insajderi ka raportuar për skandalin e djalit të ish-presidnetit, Ibrahim Rugova dhe 20 personave të tjerë. Ata akuzohen për veprimtarinë kriminale që lidhet me vizat Schengen të lëshuar nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Një hetim ndërkombëtar prej 26 muajsh kishte zbuluar se djali i presidentit Ibrahim Rugova, Uka, dyshohet se është i përfshirë në veprat më të rënda kriminale. Ai, pos biznesit të paligjshëm me viza, dyshohet se ka lidhje me trafikim ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Dosjen komplet të këtij hetimi, përfshirë përgjimet telefonike e kishte siguruar Insajderi. /Insajderi.com

 

Dosja Grande – Insajderi sjell përgjimet e klanit të Ukë Rugovës

InDoks kishte përgatitur një dokumentar që hedh vështrim mbi mashtrimin me viza italiane të Ukë Rugovë dhe grupit të tij.