Shtyhet mbledhja e Kryesisë në nderim të viktimave në Kroaci

Shtyhet mbledhja e Kryesisë në nderim të viktimave në Kroaci

Është shtyrë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot, njofton Insajderi.

Kjo u bë me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, në nderim të viktimave në aksidentin tragjik të autobusit kosovar në Kroaci.

Siç njoftohet nga Kuvendi, mbledhja që pritej të mbahej sot është shtyrë për  të martën në orën 15:00.

Të dielën në Slavonski Brod të Kroacisë në një aksident të autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë vdiqën 10 shtetasë kosovarë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar. /Insajderi.com