Shtyhet mbledhja e kryesisë së Kuvendin, dyshohet se shkak është coronavirusi

Mbledhja e Kuvendit është shtyrë për një datë tjetër.

Shtyhet mbledhja e kryesisë së Kuvendin, dyshohet se shkak është coronavirusi

Zyra e  informacionit pranë Kuvendit të Kosovës ka raportuar për opinionin publik se mbledhja e kryesisë së Kuvendit është shtyrë për një datë tjetër.

Kjo mbledhje ishte thirrur për sot, por ajo nuk do të mbahet sipas planifikimit.

Arsyet në njoftim nuk janë të specifikuara. Por, infektimi me coronavirus i shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashit dhe i disa zyrtarëve tjerë të Kuvendit si duket ka ndikuar që të anulohet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Coronavirusi në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese, pasi çdo ditë ka shumë raste të raportuara pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. /Insajderi.com/