Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Ullyot, ka njoftuar se takimi ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq , do të shtyhet për dy ditë që nënkupton takimi do të zhvillohet më 4 shtator, jo më 2 shtator siç ishte planifikuar
Ullyot ka bërë të ditur për Klan Kosova se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se përparimi në çështjet ekonomike është rruga drejt procesit të paqes.
“Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, i ka ftuar udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës në Uashington në 4 shtator”.
“Bisedimet u shtynë për dy ditë nga 2 Shtatori për arsye të planifikimit”.
“Shtetet e Bashkuara shpresojnë në këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti”.
“Ne besojmë se përparimi në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë drejt përparimit të procesit të paqes”. /insajderi.com