Shtyhet për nesër seanca plenare, në rend dite dy debate parlamentare

Shtyhet për nesër seanca plenare, në rend dite dy debate parlamentare

Në mungesë kuorumi, seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës është ndërprerë, ndërsa thuhet se do të vazhdojë nesër, njofton Insajderi

Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se seanca do të vazhdojë të martën nga ora 15:00, ndërsa në rend të ditës ka debat parlamentar për fatin e 1600 civilëve shqiptarë që janë rrëmbyer nga Serbia gjatë luftës, dhe debat lidhur me luftimin e kancerit të gjirit.

Për shkak të mungesës së kuorumit, në seancën e sotme nuk është hedhur në votim as raporti vjetor i Auditimit për vitin 2019./Insajderi.com