
Projektligji për financimin e subjekteve politike nuk është shqyrtuar në lexim të dytë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Shqyrtimi në lexim të dytë i këtij Projektligji është shtyre për seancën e ardhshme.
Kjo shtyrje është bërë për shkak se Komisioni Parlamentar për Komunitete nuk e ka trajtuar atë .
Nga ky mocion, Komisionit Parlamentar për Komunitete ju dha kohë që deri të hënën të shqyrtohet Projektligji në fjalë dhe ti dorëzohet kryesisë deri në ora 16:00 në po të njëjtën ditë.
Korum në Kuvend nuk pati as për shqyrtimin në lexim të dytë Projektligjin për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Sot, Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë me pika të rendit të ditës të cilat nuk janë përfunduar në seancën e kaluar.
Po ashtu sot parashihet që në këtë seancë të mbahet debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave për Kosovën./Insajderi.com