Shtyhet për të martën ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për policët heronj të Kosovës

Shtyhet për të martën ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për policët heronj të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar së ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë të Kosovës”, e cila ka qenë e planifikuar të mbahet sot, shtyhet për nesër për shkak të shpalljes së zisë shtetërore.

Në një komunikatë të dërguar për media thuhet se kjo shtyrjes është në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.

Në zbulimin e pllakës përkujtimore e cila do të mbahet me 27.07.2021 pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.

Vendi ku bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore do të jetë objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Prishtinë, (hapësira e jashtme para objektit).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që e hëna e 26 korrikut të shpallet ditë zie shtetërorem në nderim të qytetarëve kosovarë që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Presidentes, ku thuhet se shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën e saj në Japoni dhe sot do të udhëtojë drejt Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë”, thuhet në njoftimin e ZPRK-së./Insajderi.com

Kjo është agjenda e plotë:

10:00 – Hapja e ceremonisë,

10:05 – Parakalimi i gardës dhe njësiteve policore,

10:15 – Zbulimi i pllakës përkujtimore,

10:20 – Fjalimet,

10:45 – Vendosja e kurorave,

11:00 – Përfundimi.