Shtyhet përsëri seanca e Kuvendit

Shtyhet përsëri seanca e Kuvendit

Seanca e Kuvendit që duhej të niste në orën 16:30 është shtyrë përsëri. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.

Seanca e thirrur nga qeveria për ta votuar ekipin për dialog do të fillojë në orën 18:30.

“Me kërkesë të iniciuesit, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit shkon në pauzë deri në orën 18:30”, ka njoftuar Kuvendi.

Për këtë ka folur edhe zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka bërë të ditur se ende ka dilema për platformën që do tu prezantohet deputetëve për mënyrën se si do të duket dialogu.

“Duket se do të ketë prap një shtyrje. Janë punë përgatitore që është dashur të kryhen deri te fillimi i seancës. Ka të bëjë me një përgjigje më adekuate për deputetët si do të duket dialogu dhe si do të vazhdojë. Kush do ta përfaqësojë Kosovën dhe tema tjerA”, ka thënë Pacolli në Klan Kosova.

Seancë e jashtëzakonshme për sot është thirrur edhe nga opozita, për të kundërshtuar korrigjimin e kufijve. /Insajderi.com