Shtyhet raportimi i Veliut para deputetëve

Shtyhet raportimi i Veliut para deputetëve

Raportimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliut në Komisionin e Qeverisjes Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është shtyrë.

Kjo për shkak të seancës parlamentare që është paraparë të fillojë në ora 13:00.

Ndërsa, Veliu tha se është i gatshëm të raportojë kurdo që kërkon Komisioni në fjalë.

Kjo ngjarje është shtyrë për javën e ardhshme. /Insajderi.com