Shtyhet seanca e jashtëzakonshme për ‘gylenistët’

Shtyhet seanca e jashtëzakonshme për ‘gylenistët’

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të mbahet seancë e jashtëzakonshme për në orën 14:00 lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, tha se me kërkesë të 40 deputetëve të nënshkruar për seancë të jashtëzakonshme, Kryesia ka vendosur që seanca për dëbimin e gjashtë shtetasve turq të fillojë në ora 14:00.

“E kemi obligim sipas Kushtetutës që ta mbajmë këtë debat në Kuvend”, ka thënë Haliti.

  • Emisionin “Patriotët e Çmendur” te InDoks, shikojeni në këtë LINK