Shtyhet seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën me intervenim të Britanisë së Madhe

Mbajtja e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e caktuar për 31 tetor, në të cilën ishte planifikuar të debatohet për Kosovën, është nën pikëpyetje të madhe.

Shtyhet seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën me intervenim të Britanisë së Madhe

Siç pretendon gazeta serbe “Novosti”, “në seancë në Nju Jork nuk mund të vjen ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, prandaj debati mund të shtyhet”.

Gazeta pretendon se pas gjithë kësaj qëndron Britania e Madhe e  cila e merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit nga Republika Jugafrikane më 01 nëntor. Ajo ka insistuar që rendi i ditës, i cili është planifikuar para një muaji të anulohet. Prandaj, siç pretendon gazeta, është në pikëpyetje edhe udhëtimi në Nju Jork i shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

“Shumë është e mundur që britanikët duan që Kosova të jetë temë kur ata do të kryesojnë, në mënyrë që ta drejtojnë debatin. Nuk përjashtohet as ajo që gjatë mandatit të tyre të mos e caktojnë debatin, sepse kështu kanë vepruar edhe para dy vjetësh, kur kanë refuzuar që ta vendosin raportin në listën e temave”, ka thënë ish diplomati i Sllobodan Millosheviqit, Vlladisllav Jovanoviq./Insajderi.com.