Shtyhet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Seanca gjyqësore e cila është planifikuar të mbahet këtë të premte lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, është shtyrë, transmeton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar avokati mbrojtës i sekretares së Partisë Politike SDP, Silvana Arsoviq, Musa Damati.

“Konsiderojmë se saga e shtyerjes së seancave të tilla të cilat përbëjnë një nivel të lartë politik, duhet të trajtohen me prioritet dhe nuk është në interesin dhe imazhin e mirë të Republikës së Kosovës shtyerja e pafundme e këtij procesi penal”, tha Damati për EO.

Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018, është vrarë me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit të partisë së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia” në Mitrovicën e Veriut./Insajderi.com