
Seanca për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, është shtyrë për datën 11 dhjetor në orën 13:00, transmeton Insajderi.
Siç raportohet, arsyeja e shtyrjes së seancës është evitimi i shkeljeve procedurale, meqenëse nuk është qartësuar prej avokatëve mbrojtës se kush e përfaqëson të akuzuarin Rade Basara.
Ndryshe, të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.
Oliver Ivanoviq, i cili që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ku për disa vite është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës, u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. /Insajderi.com