Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet të dielën në ora 17:00, njofton Insajderi.
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca e shpalli të mbyllur seancën e sotme, pas një pauze të gjatë.
“Mbyllet kjo seancë nesër vazhdojmë në ora 17:00”, tha ai.
Dy herë është votuar në raundin e parë, një herë 78 vota ishin në kuti, ndërsa herën e dytë e 79.
Por, duhen 80 vota për t’u bërë kuorumi.
Për sonte nuk është arritur. Për këtë punimet vazhdojnë nesër. /Insajderi.com