Shtyhet seanca plenare për 30 minuta – mungojnë deputetët

Shtyhet seanca plenare për 30 minuta – mungojnë deputetët

Seanca plenare e cila është pritur që të fillojë sot nga ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës, është shtytrë për 30 minuta, si pasojë e mungesës së deputetëtve, njofton Insajderi.

Se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për nisjen e kësaj séance bëri të ditur Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Kryekuvendarja Osmani dha kohë edhe 30 minuta për t’u mbledhur në sallën e Kuvendit.

Seanca e jashtëzakonshme për Rimëkëmbje Ekonomike është thirrur me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi. /Insajderi.com