Shtyhet sërish seanca për vrasjen e Ivanoviqit

Shtyhet sërish seanca për vrasjen e Ivanoviqit

Seanca për vrasjen e kryetarit të Iniciativës qytetarë SDP, Oliver Ivanoviq, është shtyrë përsëri, njofton Insajderi.com.

Seanca parashihej të mbahej të premten.

Kështu ka bërë të ditur avokati kosovar, Tomë Gashi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai tha se nga Gjykata Themelore janë njoftuar se arsyeja e anulimit të seancës është situata e krijuar me pandemi.

Gjithashtu ka bërë të ditur se rasti është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

“As nesër nuk do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin vrasjes së Oliver Ivanovic”.

“Sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë jemi njoftuar se: Seanca e datës 17.09.2021 në rastin e ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me vrasjen e Oliver Ivanovic, është anuluar për shkak të situatës së krijuar me pandemi Covid19, kjo si rrjedhojë e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me të cilin nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 20 personave. Rasti është shtyrë në kohë të pacaktuar”, ka shkruar ai.

Seanca e kaluar ishte planifikuar të mbahej më 13 shtator, edhe ajo ishte shtyrë. /Insajderi.com